Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Futbollistët e Paraguait priten si heronj

paraguai

Mijëra tifozë, përfshirë edhe presidentin e Paraguait, Santiago Pena, mirëpritën ekipin përfaqësues të Paraguait të hënën.

Përfaqësuesja e Paraguait mbërriti në aeroportin ndërkombëtar në Luque në orët e hershme të mëngjesit dhe u prit nga presidenti paraguaian dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të pranishëm ishin edhe qindra mijëra tifozë të entuziazmuar që kishin dëshirën për t’i mirëpritur futbollistët e Paraguait.

“Stafi i trajnerëve dhe lojtarët na kanë dhuruar disa ditë vërtet të mrekullueshme. Ata na frymëzuan të ëndërrojmë më shumë dhe na dëshmuan se me përkushtim, punë dhe besim gjithçka është e mundur. Faleminderit nga thellësia e zemrës që na keni bërë të ndihemi kaq krenarë”, ka thënë presidenti Pena.

Paraguai u eliminua në 1/8 e finales nga Franca pasi u mposht me rezultatin 1:0.

Paraguai arriti që ta eliminonte Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në 1/16 e finales. Por paraqitja ndaj Francës e Paraguait u kritikua ashpër nga thuajse e gjithë bota e futbollit