Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Grupi G i hapur, Belgjika rrezikon kualifikimin

bel

Gara për avancim nga Grupi G në fazën nokaut të Kupës së Botës, është plotësisht e hapur.

Egjipti i pari i ka katër pikë, ndërsa në vendin e dytë e të tretë janë Irani e Belgjika me nga dy pikë. Në pozitën e fundit është Zelanda e Re me një pikë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, të gjitha i kanë gjasat për të avancuar. 

Egjipti përballet me Iranin në orën 5:00 të mëngjesit të së shtunës, sipas kohës në Kosovë, kurse në ndeshjen tjetër, në të njëjtin orar, luhet ballafaqimi Zelanda e Re – Belgjika. 

Egjipti ndaj Zelandës së Re e regjistroi fitoren e parë në një Kupë të Botës. Do ta fitojë edhe grupin nëse e mposhtin Iranin, ndërsa do t’i mjaftonte edhe barazimi në rast se Belgjika nuk e mposht Zelandën e Re me tri apo më shumë gola. 

Edhe Irani ka shans për vendin e parë në grup. I duhet fitorja ndaj Egjiptit dhe dështimi i Belgjikës ndaj Zelandës së Re. Belgët synojnë të avancojnë tutje, gjë të cilën nuk e bënë në Botërorin 2022. Belgjika e fiton grupin nëse fiton me tri e më shumë gola dallim, por i duhet barazimi i Egjiptit ndaj Iranit. 

Zelanda e Re nuk mund ta fitojë grupin por mund të avancojë në fazën nokaut me fitore ndaj Belgjikës, dhe dështim të Iranit ndaj Egjiptit. 

Në rast të humbjes, Zelanda e Re eliminohet nga Botërori, dhe rezultatet e tjera në grup nuk do të luanin rol.