jordan Henderson ka folur për herë të parë pas lëndimit të çuditshëm.
Henderson e theu dorën pasi u rrëzua mbi një tabelë reklamuese gjatë festimeve pas fitores 3:2 të Anglisë ndaj Meksikës.
Ai e ka kryer me sukses operimin, ndërsa ka folur për herë të parë të dielën.
“Kanë qenë disa ditë të vështira, por u ktheva në kamp duke i parë djemtë. Kisha një ekip të shkëlqyer mjekësor dhe u jam mirënjohës për gjithçka”, ka thënë Henderson për “ITV”.
Henderson luajti vetëm 12 minuta për Anglinë në këtë Kupë të Botës. Ai luajti në fitoren 2:0 ndaj Panamasë në fazën e grupeve.
Anglia në gjysmëfinale do të përballet me Argjentinën.