Julian Quinones ishte hero i Meksikës duke shënuar golin e parë në fitoren 2:0 ndaj Ekuadorit.
“Bild” është kthyer shumë kohë më parë, duke bërë një shkrim për të dhe duke e kujtuar një sherr me thikë me një shok skuadre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFutbollisti i lindur në Kolumbi kishte probleme serioze disiplinore në fillim të karrierës. Në gusht të vitit 2017, si 20-vjeçar, ai ishte huazuar te skuadra Lobos BUAP.
Më pas ishte përfshirë në një sherr me bashkëlojtarin, William Palacios, dhe ishte shtrirë në spital pasi kishte pësuar prerje në dorë nga thika.
Përleshja kishte ndodhur në shtëpinë e Palacios, ndërsa është raportuar se kanë qenë të dehur.
Palacios ishte përjashtuar nga klubi, derisa Quinones ishte suspenduar.
Quinones nga viti 2024 luan për Al Qadsiah në Arabinë Saudite.