Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Ibrahimoviq: Franca është favorite

Zlatan Ibrahimoviq

Ish-sulmuesi i njohur, Zlatan Ibrahimoviq, mendon se Franca është favorite për ta fituar Kupën e Botës.

Franca të premten e mposhti thellë, 4:1, Norvegjinë në kuadër të xhiros së fundit të Grupit I. Në fitoren e Francës shkëlqeu sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele, i cili realizoi “hat-trick”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Franca i ka fituar edhe dy ndeshjet e para, ndaj Senegalit dhe ndaj Irakut.

“Kur Franca luan në nivelin e saj më të lartë, nuk besoj se ka shumë ekipe që mund ta mposhtin. Është një skuadër ndaj të cilës duhet pasur shumë kujdes. Franca është favorite për ta fituar Kupën e Botës. Është në një nivel tjetër”, ka thënë Ibrahimoviq, shkruajnë të shtunën mediumet franceze.

Franca të martën e ardhshme e luan ndeshjen e 1/16 së finales ndaj Suedisë.