Ish-sulmuesi i njohur, Zlatan Ibrahimoviq, ka kritikuar vendimin e selektorit të Belgjikës, Rudi Garcia, për ta aktivizuar portierin Senne Lammensin pas lëndimit të Thibaut Courtois.
Courtois u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 71-të në ndeshjen ndaj Spanjës për shkak të një lëndimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBelgjika u eliminua nga Kupa e Botës pasi u mposht në çerekfinale nga Spanja.
Ibrahimoviq tha se zëvendësimi i portierit ishte një gabim që ndikoi në humbjen e Belgjikës.
Ish-reprezentuesi i Suedisë vuri në dyshim pse u zgjodh Lammens para Mike Penders.
“Unë e konsideroj selektorin e kombëtares përgjegjës për këtë humbje. Është një vendim që i kushtoi Belgjikës me humbjen e ndeshjes. Pse të zëvendësohet Courtois me Senne Lammens nga Manchester United, ndërsa Mike Penders mbetet në stol? A është për shkak se Lammens luan për Manchester Unitedin dhe Penders për Strasbourgun? Nuk është kështu mënyra se si zgjidhet një portier për një ekip kombëtar”, ka thënë 44-vjeçari.