Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Ibrahimoviqi vlerëson lart Rodrin

Ibrahimoviq

Legjenda Zlatan Ibrahimoviq ka thurur lavde për kapitenin e Spanjës, Rodri.

Ai ka thënë se Rodri i duhet çdo skuadre.

“Duhet ta them se Rodri ishte kudo. Çfarë paraqitje, çfarë lojtari. Ai është lojtar që kalon pa u vënë re. Ai ishte thjesht madhështor. Lloji i lojtarit që i duhet çdo ekipi. Ai u jep shokëve të ekipit besim dhe i bën ata më të mirë”, ka thënë ish-sulmuesi i Suedisë.

Rodri shkëlqeu në fitoren bindëse 2:0 të Spanjës ndaj Francës në gjysmëfinalen e së martës mbrëma. 

Spanja do të paraqitet në finale për herë të parë që kur e fitoi Botërorin në vitin 2010.