Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Infantino bën thirrje për qetësi: Nuk jemi mbretëri

Gianni Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka folur për shumë çështje në konferencë për media para nisjes së Kupës së Botës 2026. Ndër të tjera ka folur edhe për refuzimin e vizave dhe mohimin e hyrjes së gjyqtarit somalez  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ai tha se organizata që drejton nuk mund t’ia diktojë qeverisë amerikane se kë lejon të hyjë në vendin e saj për Kupën e Botës. Ai ka theksuar se më mirë është të “qetësohesh dhe relaksohesh”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më besoni kur ju them, ose mos më besoni nëse nuk doni, por ne përpiqemi gjithmonë të gjejmë zgjidhje. Por duhet të respektojmë faktin që nuk jemi mbretërit e botës që mund të sundojnë mbi qeveritë dhe forcat policore. Ne jemi një organizatë sportive, përpiqemi të bëjmë më të mirën me mjetet qe kemi”, ka thënë Infantino në konferencë.

Infantinos i vjen keq që Artan Omrait, gjyqtarit nga Somalia, iu mohua hyrja në SHBA.

Pavarësisht problemeve të vazhdueshme që lidhen me vizat, të cilat përfshinin zhvendosjen e bazës stërvitore të Iranit në Meksikë dhe mohimit të hyrjes së gjyqtarit somalez, Infantino insiston se nuk pendohet që zgjodhi Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vend pritës të Kupës së Botës 2026.

Infantino po ashtu ka komentuar edhe kritikat për çmimin e biletave.

Ai tha se çmimi mesatar i biletave ishte nën 500 dollarë.

Kupa e Botës, e cila organizohet nga SHBA-ja, Kanadaja e Meksika, nis sonte me ndeshjen ndërmjet Meksikës dhe Afrikës së Jugut.