Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Ish-sulmuesi i Francës kritikon lojtarët

Olivier Giroud

Ish-sulmuesi i Francës, Olivier Giroud, ka kritikuar paraqitjen e lojtarëve francezë në ndeshjen ndaj Spanjës.

Ai ka thënë se pritjet ishin më të mëdha nga lojtarët e Francës, ndërsa ka vlerësuar paraqitjen e lojtarëve të Spanjës në gjysmëfinale.

Spanja fitoi 2:0 dhe siguroi avancimin në finale të Botërorit.

“Franca nuk luajti mirë. Jam i zhgënjyer. Por është futboll, çdo gjë mund të ndodhë. Spanja luajti një ndeshje të shkëlqyer. Spanjollët kontrolluan mesfushën me Rodrin dhe Olmon. Ata luajtën një ndeshje të shkëlqyer. Është e vështirë për Francën. Kishim pritshmëri të larta, ndoshta shumë të larta”, ka thënë Giroud për “CBS Sports”.