Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Kanadaja favorite ndaj Katarit që fitoi pikë të madhe

Kanadaja

Foto: Associated Press

Kanadaja do të jetë favorite ndaj Katarit në ndeshjen që luhet në mesnatën mes të mërkurës dhe të enjtes (00:00), në xhiron e dytë të Grupit B. 

Të dyja këto përfaqësuese e kanë një të përbashkët nga ndeshjet e para. Të dyja ishin në disavantazh, ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe ndaj Zvicrës respektivisht. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, në fund që të dyja fituan nga një pikë pasi shënuan gola të vonshëm. 

Kanadaja është nëntë ndeshje pa humbje, ndërsa një fitore e mundshme do ta linte me gjasa të mira për ta kaluar grupin. 

Nikoqiri i Botërorit të kaluar, Katari, e fitoi pikën e parë në histori në turneun global. 

Kanadaja dhe Katari luajtën në miqësore, në shtator të vitit 2022. Kanadaja e kishte fituar atë ndeshje 2:0.