Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka konfirmuar se ka luajtur golf me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ndërsa e ka përshkruar eksperiencën si “gati të pabesueshme”.
Presidenti Trump javën e kaluar e kishte pranuar po ashtu se kanë luajtur një raund së bashku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mendoj se Kane është lojtar i madh. Kam luajtur golf me të dhe më pëlqen shumë. Ai është edhe lojtar i mirë i golfit po ashtu. Ai është shumë i mirë”, kishte deklaruar Trump.
Sulmuesi i Bayern Munichut ka thënë se kjo lojë ndodhi para 18 muajsh në Florida, dhe se ka mbetur i impresionuar nga Presidenti Trump, i cili është 80-vjeçar.
“Kam luajtur me të para 18 muajsh kur më ftoi gjatë kohës sa isha në Palm Beach. Kur të fton presidenti të duket eksperiencë e pabesueshme vetëm ta takosh, e lëre më të luash me të. Ai luan mirë të jem i sinqertë me ju. Shpresoj që të jem edhe unë po aq i mirë kur të jem në moshën e tij. Ishte eksperiencë e veçantë dhe i jam mirënjohës që më ftoi”, ka theksuar Kane, shkruan “Daily Mail” të shtunën.
Kane sonte nga ora 23:00 me Anglinë, ballafaqohet me Norvegjinë në çerekfinale të Kupës së Botës. Ndeshja luhet në Miami.