Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Shokohet Spanja, ndalet në barazim nga Kepi i Gjelbër

Spanja

Foto: Associated Press

Spanja ka dominuar në fushë, por në fund mori vetëm një pikë në ndeshje me Kepin e Gjelbër.

Të hënën mbrëma në Atlanta, Spanja dhe Kepi i Gjelbër luajtën pa gola në kuadër të Grupit H të Botërorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si kampione në fuqi e Evropës, Spanja llogaritet prej pretendenteve të mëdha për titull të botës. Ndaj Kepit të Gjelbër ishte favorite absolute. 

Por jo gjithnjë parashikimet në letër dalin të sakta. Dhe ndeshja e së hënës në Atlanta dëshmon këtë. Është kjo befasia më e madhe e pjesës së deritashme të Botërorit dhe prej befasive të mëdha të edicioneve të fundit të Kupës së Botës.

Kepi i Gjelbër është vend i vogël në Afrikë. Është në fakt grup ishujsh në oqeanin Atlantik. Me 500 mijë banorë dhe territor prej 4000 kilometra katrorë është prej vendeve më të vogla që është paraqitur ndonjëherë në Botëror. Kepi i Gjelbër e fitoi pavarësinë nga Portugalia vetëm në vitin 1975, kurse në kualifikime për Botëror nisi të paraqitej në vitin 2003.

Në Botëror po paraqitet për herë të parë dhe tashmë ka bërë superbefasi.

Portieri 40-vjeçar Vozinha shkëlqeu në ndeshjen ndaj Spanjës. Ai ishte i pakalueshëm. Spanjollët kanë dominuar në të gjitha elementet e lojës. Përshembull i kishin plot shtatë gjuajtje të sakta në portë, por që u ndalën nga portieri veteran. Kepi i Gjelbër e kishte vetëm një goditje në kornizë të portës.

Në përgjithësi, Spanja i kishte plot 27 gjuajtje, ndërsa lojtarët e përfaqësueses afrikane gjashtë. Topi ishte në shumicën e kohës në pronësi të yjeve spanjollë, që megjithatë nuk ia dolën të shënojnë gol. Nuk ndihmoi as aktivizimi i Lamine Yamalit në minutën e 71-të.


Kepi i Gjelbër po e mban në barazim Spanjën, portieri 40-vjeçar i pakalueshëm

Spanja e Kepi i Gjelbër po përballen në Atlanta.

Tashmë janë luajtur 65 minuta dhe rezultati, befasisht, mbetet 0:0.

Ashtu si pritej, Spanja po dominon në fushë. Por ende nuk ka mposhtur përfaqësuesen e vogël afrikane, që debuton në Botëror.

Portieri 40-vjeçar, Vozinha, është i pakalueshëm.

Pa dilema, Vozinha më i miri i ndeshjes

56 min. më parë / 15 qer 2026 20:10
kepi

Ekspertët e FIFA-s kanë pasur punë të lehtë për të zgjedhur më të mirin e ndeshjes Spanja – Kepi i Gjelbër.

Portieri 40-vjeçar i Kepit të Gjelbër, Vozinha, kishte ndeshje madhështore për ta udhëhequr përfaqësuesen afrikane drejt barazimit pa gola me superfuqinë e futbollit, Spanjën.

Dhe Vozinha u shpall më i miri i ndeshjes. 

Kjo po vlerësohet prej befasive më të mëdha në Kupën e Botës.