Dy herë fituesi i Kupës së Botës, Uruguai, do të luajë me kujdes ndaj Kepit të Gjelbër në Miami, në natën mes të shtunës dhe së dielës.
Kepi i Gjelbër në ndeshjen e parë të Grupit H shkaktoi njërën prej befasive më të mëdha. E ndali në barazim pa gola Spanjën, kampionen në fuqi të Evropës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe Uruguai barazoi 1:1 me Arabinë Saudite dhe grupi është krejtësisht i hapur.
Me fitore, përfaqësueset bëjnë hap para drejt avancimit në fazën nokaut. Humbja ua zbeh gjasat.
Uruguai, megjithatë, mbetet favorit për ta fituar ndeshjen. Kjo përfaqësuese nuk ka pësuar humbje në pesë ndeshjet e fundit të Botërorit ndaj shteteve afrikane. I ka katër fitore e një barazim.