Jurgen Klopp ka qenë kritik për qasjen taktike të Gjermanisë në humbjen e papritur, 2:1, nga Ekuadori.
Ish-trajneri i Liverpoolit paralajmëroi se Gjermania nuk do t’i kalojë raundet e nokautit nëse nuk e ndryshon stilin aktual të lojës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPavarësisht që avancuan si fitues të Grupit E, lojtarët e udhëhequr nga Julian Nagelsmann patën sfidë të vështirë në New Jersey.
Leroy Sane ua dha gjermanëve epërsinë në minutën e dytë, pas asistimit të Florian Wirtzit. Për Sanen ishte goli i parë në këtë Kupë të Botës. Ekuadori u kundërpërgjigj me sulmuesin Nilson Angulo, i cili i barazoi shifrat në minutën e nëntë. Gonzalo Plata e shënoi golin e fitores në minutën e 77-të.
“Zgjodhëm metodat e gabuara, luajtëm në mënyrën e gabuar ndaj një kundërshtari agresiv. Që nga minuta e 12-të e tutje nuk kishim thellësi në lojën tonë dhe u mbrojtëm shumë”, ka deklaruar Klopp për “MagentaTV”, ku po punon si analist.
Ai pati kritika edhe për mentalitetin e ekipit dhe shtoi se duhet kombinuar cilësia e futbollistëve me mentalitetin fitues.