Kolumbia dhe Portugalia do të luajnë në orën 01:30 të mëngjesit të së dielës, sipas kohës në Kosovë. Është ballafaqimi i xhiros së tretë në Grupin K.
Në këtë grup janë edhe Kongoja dhe Uzbekistani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKolumbia e ka të sigurt avancimin tutje pasi ka regjistruar dy fitore. Portugalia është në prag të fazës nokaut, por i duhet vetëm konfirmimi.
Pas Kolumbisë me gjashtë pikë, në pozitën e dytë është Portugalia me katër pikë e me goldallim +5. Një pikë e ka Kongo në vendin e tretë. Pikën e fitoi ndaj portugezëve. Kongoja luan ndaj Uzbekistanit. Kërkon fitoren për avancim nga vendi i tretë.
Uzbekistani është i fundit pa pikë dhe i eliminuar nga Botërori.
Në ndeshjen Kolumbia – Portugalia të pranishëm do të jenë numër i madh i yjeve të futbollit.
Këto dy përfaqësuese asnjëherë nuk janë takuar në Kupës së Botës.