Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Kreu i Federatës palestineze thotë se nuk iu dha viza e SHBA-së për të përcjellë Botërorin

Jibril Rajoub

Kreu i Federatës së Futbollit të Palestinës, po e pret në Mexico City lejen për të hyrë në Shtetet e Bashkuara me drejtuesit e tjerë të federatave që marrin pjesë në Kupën e Botës.

Jibril Rajoub ishte në ndeshjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, të enjten. Ndeshja u zhvillua në Meksikë. Por ai është në mesin e atyre që janë akredituar për të marrë pjesë në Kupën e Botës, e të cilëve u është refuzuar viza ose ende nuk i kanë marrë ato nga Shtetet e Bashkuara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk besoj se është e drejtë të përdoret ose të abuzohet dhe të mohohet e drejta e të gjithë futbollistëve në të gjithë botën për të marrë pjesë”, tha Rajoub për AP.

Palestina nuk u kualifikua për Botëror, por FIFA zakonisht fton drejtuesit e federatave nacionale në Kupë të Botës.

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, kishte thënë vjet se të gjithë do të jenë të mirëseardhur në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Por SHBA-ja ka refuzuar hyrjen e delegatëve nga një sërë vendesh. Nuk e lejoi as hyrjen e një gjyqtari nga Somalia dhe të një fotografi që udhëtonte me ekipin e Irakut.