Kolumnisi i së përditshmes zvicerane “Blick”, Kubilay Turkyilmaz, ka kritikuar paraqitjen e Granit Xhakës në ndeshjen kundër Katarit. Ai ka thënë se Xhaka nuk i dha ritëm lojës së Zvicrës në barazimin 1:1 të shtunën.
“Granit Xhaka ishte pasiv, luajti shumë pasime të shkurtra dhe pothuajse gjithmonë e ngadalësoi lojën. Ai mund të bëjë shumë më mirë. Ai mund të shtojë shpejtësi. Ai mund të krijojë hapësirë për sulmuesit me pasimet e tij. Breel Embolo ishte gjithashtu pasiv. Kur është në lëvizje, kur është aktiv, ai është një sulmues i shkëlqyer. Kur nuk është, ai është mesatar. Kundër Katarit, ai nuk bëri mjaftueshëm”, ka shkruar Turkyilmaz në kolumnen e tij të publikuar të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo