Pas fitores së Francës 3:0 ndaj Suedisë në raundin e parë të fazës nokaut, u publikua një video e Rayan Cherkit me përzgjedhësin Didier Deschamps, e cila u bë virale.
Shumë komentues kanë thënë se ai është i pakënaqur me minutazhën në fushë. Por, burime të mediumit “L’Equipe” dhe “RMC Sport” brenda Përfaqësueses franceze, kanë thënë se ai ka telashe tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“L’Equipe” ka theksuar se Cherki nuk është i lumtur me veten. Ai ka qenë i pakënaqur me paraqitje ne tij në dhjetë minutat e fundit kur u inkuadrua ndaj Suedisë. “Ai ishte i inatosur me veten, jo me përzgjedhësin. Ai dëshiron të jetë efektiv, dhe paraqitjet e fundit e kanë mërzitur”, ka thënë një burim për “RMC” të enjten.
“L’Equipe” ka shtuar se Deschampsi nuk është i inatosur me mesfushorin e Manchester Cityt, i cili është duke kaluar periudhë të vështirë që nuk ka të bëj me sport.
Cherki ka telashe me gjum, ka shkruar mediumi i njohur francez.
Rayan Cherki a complètement ignoré Didier Deschamps après le match contre la Suède 😳 pic.twitter.com/bNslVVdFKV
— Vibes Foot (@VibesFoot) July 1, 2026