Me një ceremoni fantastike ka nisur zyrtarisht Kampionati Botëror 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë e Kanada. Ndeshja hapëse është Meksikë-Afrikë e Jugut
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNisin shakatë me Italinë
Mediumet e huaja kanë nisur shakatë me Italinë.
“The Sun” ka paraqitur një fotografi të Shakirës dhe një të sulmuesit të ri, Pio Esposito.
Ka shkruar një rresht, duke e ngacmuar Italinë.
“Shakira është shfaqur në Kupë të Botës më shumë se Italia në 20 vjetët e fundit”, është postimi i “The Sun”, që ia ka bashkangjitur edhe dy “emoji” duke qeshur.

Ceremonia hapëse e Botërorit mbyllet me atmosferë fantastike
Bendi Mana ishte i pari që e hapi ceremoninë hapëse me hitin më të madh “Oye mi amor”. Atmosfera ishte fantastike edhe me Danny Ocean, që e këndoi këngën e dytë. Venezuelasi e këndoi këngën “Partidazo”, ndërsa Belinda, figurë e njohur në Spanjë, performoi me këngën “Por ella”.
Këngëtari kolumbian J Balvin Medley performoi disa këngë të tij.
Më pas, radha ishte për Shakirën.
Është bërë tashmë traditë që Shakira të këndojë në ceremoni hapëse.
Njësoj siç bëri para 16 vjetësh në Afirkën e Jugut, ajo e solli këngën “Dai Dai” me Burna Boy.
Kështu edhe u mbyll ceremonia hapëse. Ceremonia ishte fantastike, me shumë atmosferë.
Forca të shumta policore në “Azteca Stadium”
Siguria brenda dhe jashtë stadiumit “Azteca” në Mexico City është shumë e lartë.
Forca të shumta policore janë të pranishëm, për ta mbajtur situatën e qetë.
Më herët gjatë ditës në këtë qytet, pesë zyrtarë policor janë vrarë dhe pesë të tjerë janë lënduar. Por kjo ka ndodhur larg vendit ku po mbahet ceremonia hapëse e Botërorit. Ka qenë zonë e prekur nga kartelet.
Nis ceremonia e parë hapëse e Botërorit 2026
Tashmë ka nisur zyrtarisht ceremonia hapëse e Botërorit 2026, e para nga tri sa do të jenë gjithsej.
Të tri shtetet nikoqire, Meksika, SHBA-ja dhe Kanadaja, do ta ketë ceremoninë e vet hapëse.
Pas Meksikës, ceremonia hapëse e Kanadasë do të jetë të premten, ndërsa të shtunën do të ketë ceremoni hapëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Njerëz të botës, mirësevini në Meksikë”.
Kështu ka nisur ceremonia hapëse e Botërorit në Meksikë, ndërsa është shfaqur në gjithë stadiumin kultura meksikane.
Në qendër të stadiumit është trofeu gjigant i Kupës së Botës, i rrethuar nga shumë njerëz.