Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDembele shkëlqen në pjesën e parë me “hat-trick”
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele, ka shkëlqyer duke realizuar “hat-trick” në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet Norvegjisë dhe Francës.
Franca është duke fituar 3:1 pas 45 minutave të parë.
Dembele fillimisht për 1:0 realizoi në minutën e shtatë. Në minutën e 20-të, Dembele e realizoi golin e dytë. Një minutë më pas, Norvegjia e ngushtoi rezultatin në 2:1 me golin që e realizoi Thelo Aasgaard.
Ishte sërish Dembele që e kompletoi “hat-trickun” në minutën e 32-të duke realizuar për 3:1.
Kjo ndeshje i takon Grupit I.
“Hat-trick” i supergolave nga Dembele
Ousmane Dembele është duke shkëlqyer në ndeshjen ndaj Norvegjisë.
Dembele e kompletoi “hat-trickun” në minutën e 32-të. Secili gol ishte më i bukur se tjetri.
Franca është duke fituar 3:1 ndaj Norvegjisë.
Shënohen dy gola të shpejtë në ndeshjen Norvegji – Francë
Janë shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen ndërmjet Norvegjisë dhe Francës.
Ousmane Dembele shënoi supergol për 2:0 në minutën e 20-të.
Një minutë më pas, Norvegjia e ngushtoi rezultatin në 2:1 me golin që e realizoi Thelo Aasgaard.
Franca në epërsi, shënon Dembele
Ousmane Dembele e ka kaluar në epërsi Francën ndaj Norvegjisë.
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit golin e epërsisë e realizoi në minutën e shtatë. Ai u asistua nga Kylian Mbappe. Ndeshja i takon Grupit I.
Mbappe i prin sulmit të Francës, Norvegjia me skuadrën 'B'
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Norvegjia – Franca.
Kjo ndeshje luhet në Foxborough dhe nis nga ora 21:00. I takon Grupit I. Të dyja përfaqësueset janë kualifikuar tashmë për në fazën nokaut.
Sulmit te Franca i prin Kylian Mbappe, kurse në bankën rezervë te Norvegjia ka mbetur sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland e kapiteni Martin Odegaard. Trajneri norvegjez madje ka bërë 10 ndryshime nga ndeshja e fundit, duke pushuar lojtarët kryesorë.
