Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zvicra e Kanadaja po barazojnë në pjesën e parë

4 min. më parë / 24 qer 2026 21:51
zzz

Zvicra dhe Kanadaja janë ndarë baras 0:0 në pjesën e parë të ndeshjes. 

Të dyja përfaqësueset patën raste për shënim, por nuk realizuan. 

Johan Manzambi dhe Breel Embolo kishin mundësi të mira shënimi për Zvicrën, ndërsa Cyle Larin e Jonathan David i patën mundësitë më të mira për Kanadanë. 

Granit Xhaka mori karton të verdhë në minutën e 32-të. 

Kanadaja rrezikon portën e Zvicrës

18 min. më parë / 24 qer 2026 21:37
ka

Sulmuesi Cyle Larin i Kanadasë ka rrezikuar portën e portierit Gregor Kobel të Zvicrës. 

Larin në minutën e 33-të mori top në zonë dhe tentoi të realizonte, por ishte Kobel që nuk u zu në befasi dhe e priti tentimin e sulmuesit kanadez. 

Rezultati pas 35 minutash lojë është ende 0:0.

Zvicra luan sigurt në mbrojtje, i afrohet edhe golit

37 min. më parë / 24 qer 2026 21:18
Embolo

Kanë kaluar 15 minuta lojë në ndeshjen Zvicra – Kanadaja. 

Zvicra në minutat e para të ndeshjes ka luajtur shumë kujdesshëm në mbrojtje, derisa është shfaqur rrezikshëm edhe në sulm. 

Në minutën e 11-të, Breel Embolo doli përballë portierit kundërshtar, por nuk ishte i suksesshëm.

Gjuajtja e tij u prit nga portieri Maxime Crepeau.

Xhaka regjistron tjetër rekord në Kupë të Botës

51 min. më parë / 24 qer 2026 21:04
Granit Xhaka

Mesfushori dhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, së bashku me mbrojtësin Ricardo Rodriguez, janë duke luajtur në ndeshjen e 15-të në Kupë të Botës me Zvicrën. 

Të dy lojtarët vendosin rekord të ri për shtetin helvetik me paraqitje në ngjarjen globale, shkruan FIFA.

Si përfundoi ndeshja e vetme mes Zvicrës dhe Kanadasë?

1 o. më parë / 24 qer 2026 20:05
Kanada 2002

Kanadaja dhe Zvicra nuk kanë histori të gjatë me ndeshje të ndërsjella.

E vetmja ndeshje mes këtyre dy përfaqësueseve ishte luajtur në vitin 2002.

Kanadaja e kishte fituar atë ballafaqim me rezultatin 3:1.

Kapiteni Xhaka udhëheq Zvicrën në një tjetër ndeshje

2 o. më parë / 24 qer 2026 19:48
Granit Xhaka

Kapiteni Granit Xhaka do të jetë titullar edhe në një tjetër ndeshje të Zvicrës në Kupën e Botës. 
Ardon Jashari do të jetë sërish në bankën rezervë.

FIFA ka publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes që Zvicra e luan ndaj Kanadasë, në kuadër të Grupit B. Ndeshja e cila nis në orën 21:00, do të luhet në stadiumin “BC Place” në Vancouver. 

Është ndeshje që do ta përcaktojë përfaqësuesen që do të dalë e para në grup. 

Kanadaja e Zvicra zënë dy pozitat e para me nga katër pikë, ndërsa Bosnjë-Hercegovina e Katari në vendin e tretë e të katërt, kanë nga një pikë.

Formacioni i Zvicrës: 

Kobel, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Jaquez, Freuler, Manzambi, Xhaka, Sow, Embolo, Vargas

Formacioni i Kanadasë: 

Crepeau, Johnston, Fougerolles, Cornelius, Laryea, Choiniere, Saliba, Larin, David, Buchanan, Ahmed