Kur Ruben Vargas e realizoi penalltinë vendimtare në ndeshjen ndaj Kolumbisë, tifozët e Zvicrës shpërthyen në gëzim. Kapiteni Granit Xhaka u prek gjithashtu shumë nga momenti historik. Mesfushori nuk vrapoi menjëherë te shokët e ekipit, por ia kushtoi një moment vetes – u rrëzua në tokë duke qarë.
“Për mua ishte një lehtësim i pastër. Njerëzit që më njohin e dinë se gjithmonë i bëj shumë presion vetes”, ka shpjeguar Xhaka pas ndeshjes. “Vetëm doja të shijoja pak momentin. Nuk e kuptoni menjëherë se çka ndodhi. Ishte thjesht e pabesueshme dhe diçka për të cilën ne si lojtarë, staf, anëtarë të familjeve dhe i gjithë vendi mund të jemi krenarë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor Graniti nuk do të ishte Graniti nëse do të ishte i kënaqur me arritjen në çerekfinale të Botërorit.
“Qëllimi ynë numër një ishte të paraqitemi në Kupën e Botës. Qëllimi numër dy ishte të kalonim fazën e grupeve dhe qëllimi i tretë të avanconim në raundin tjetër. Ne arritëm qëllimin e katërt tani dhe bëmë histori në këtë proces. Tani vjen qëllimi numër pesë”, ka theksuar lideri i Zvicrës.
Për të siguruar paraqitjen e parë të Zvicrës në gjysmëfinale të një turneu të madh, duhet të kapërcehet një pengesë po ashtu e madhe – kampionia në fuqi e botës, Argjentina, me superyllin Lionel Messi në përbërje.
“Është privilegj i madh të jesh në gjendje të luash në epokën e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ata janë dy nga lojtarët më të mëdhenj në histori”, tha Xhaka. Ai nuk dëshiron të mbajë qëndrim në debatin se cili prej tyre është më i madhi.
Xhaka dhe Ricardo Rodriguez janë lojtarët e vetëm të Zvicrës që ishin në fushë kur “helvetikët” u përballën së fundi me Argjentinën në Kupën e Botës. Dymbëdhjetë vjet më parë, Zvicra pësoi humbje 1:0 në një të tetën e finales, në Kupën e Botës në Brazil.
“Viti 2014 na lëndoi, pothuajse i mundëm argjentinasit”, kujton Xhaka. Argjentina kishte fituar vetëm në vazhdime, me gol të Angel Di Marias në minutën e 118-të.
Argjentina ka arritur me shumë mund në çerekfinale dhe Zvicra tani ka rast për revansh.
Përzgjedhësi Murat Yakin ka thurur lavde të tjera për Xhakën pas ndeshjes.
“Ai gjithnjë ka motivuar ekipin me fjalët e tij. Ai është një kapiten absolut, që ka arritur këtë me ne. Ai ka vuajtur dhe ka luftuar. Për mënyrën se si është, nuk e dimë nëse ky është Botërori i tij i fundit”.