Sulmuesi i Napolit, Romelu Lukaku, shënoi gol në paraqitjen e tij të parë për Belgjikën pas pothuajse një viti. Belgjika mposhti Kroacinë 2:0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar të martën në Rijekë.
Lukaku nuk luajti asnjë ndeshje për ekipin e tij Napoli, ndërsa kishte zëra se mund të mos ftohej nga Belgjika për Botërorin që nis më 11 qershor. Por ai u ftua dhe bëri rikthim me gol.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipi i Rudi Garcias ka seri prej 12 ndeshjesh pa humbje, tetë fitore e katër barazime.
Belgjika në pesë përballjet direkte me Kroacinë ka tri fitore e dy barazime.
Miqësoren në Rijekë, Belgjika e fitoi me golat e realizuar nga Youri Tielemans në minutën e 37-të dhe Romelu Lukakut në minutën e 95-të.
Kroacia në fushë u udhëhq nga kapiteni, Luka Modriq. Ai luajti me maskë mbrojtëse. Belgjika është në Grupin G së bashku me Egjiptin, Iranin dhe Zelandën e Re.
Kroacia bën pjesë në Grupin L me Anglinë, Ganën dhe Panamanë. Botërori nis më 11 qershor.