Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Mbappe – Hakimi, përballja e miqve në çerekfinale

Hakimi Mbappe

Dyzet e tre muaj pas Kupës së Botës në Katar, takimi midis Francës dhe Marokut përsëritet, por këtë herë në çerekfinale.

Franca e Maroku ishin përballur në dhjetor të vitit 2022. Në atë rast, ishte gjysmëfinalja që i hapi rrugën Francës për të arritur në një tjetër finale të Kupës së Botës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Franca dhe Maroku takohen përsëri, në përballjen e dy lojtarëve kyç në përfaqësueset e tyre - Kylian Mbappe dhe Achraf Hakimi. Ata janë miq të ngushtë, por rivalë të enjten nga ora 22:00. Ndeshja çerekfinale e Botërorit zhvillohet në Boston.

Qëllimi i tyre është i njëjtë – të ndihmojnë përfaqësueset të arrijnë në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Ndeshja pritet të ketë pak ngjashmëri me atë të luajtur në Katar. Maroku është shfaqur shumë më i guximshëm.

Pikat e forta të Francës janë shumëfishuar. Mbappe është lider, ashtu si edhe Hakimi, por tani janë Ousmane Dembele dhe Michael Olise po aq vendimtarë dhe të rëndësishëm për Francën.

Prania e mbrojtësit të krahut, Hakimi, shkon përtej pozicionit të tij në fushë. Ai shfaqet kudo. Statistikat e tij nuk lënë vend për dyshime. Ai është lojtari maroken me më shumë pasime, plot 385, më shumë harkime, 33, dhe më shumë gjuajtje në portë, 13.