Kylian Mbappe i Francës tashmë është bindshëm golashënuesi më i mirë në ndeshjet nokaut, përkatësisht të eliminimit direkt, në Kampionate Botërore. Në ndeshjet që duhet të përfundojnë me një fitues, Mbappe i ka 11 gola në dhjetë paraqitje.
Leonidas i Brazilit i kishte shënuar tetë gola në pesë ndeshje të fazës nokaut. Braziliani tjetër, legjenda Ronaldo, i kishte tetë gola në dhjetë paraqitje. Pasojnë Just Fontaine, Vava, Oildrich Nejedly dhe Pele me nga shtatë gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrej lojtarëve që janë ende aktivë, Lionel Messi është i dyti në këtë listë unike me gjashtë gola në 13 ndeshje me eliminim direkt. Messi e ndan vendin e nëntë në listën e përgjithshme.
Në përgjithësi, Mbappe i ka 19 gola në 19 paraqitje në Kampionate Botërore. I pari në listë është Messi me 20 gola, por nga 30 ndeshje. Miroslav Klose i Gjermanisë, që ishte rekordmen para fillimit të këtij Botërori, tani është i treti me 16 gola.