Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Mediumet argjentinase shkruajnë me krenari, me gjithë paraqitjen e zbehtë në finale

mediat argjentinase

Mediumet në Argjentinë kanë mbrojtur paraqitjen e përfaqësueses argjentinase të futbollit në finale të Kupës së Botës, pavarësisht lojës mbrojtëse dhe të padisiplinuar.

Spanja dominoi plotësisht, ndërsa Argjentina nuk e kishte asnjë goditje gjatë 90 minutave të rregullt. 

Ka pasur mungesë disipline gjatë ndeshjes dhe pas saj nga futbollistët argjentinas.

Në ballinat e gazetave argjentinase kishte tituj për krenari kombëtare, pavarësisht humbjes 1:0 në finale.

“Clarin” në ballinë kishte fotografinë e Lionel Messit me sy të përlotur. 

Edhe Mijëra tifozë presin përfaqësuesen e Argjentinës, me gjithë humbjen në finale Botërori 2026 6 o. më parë Mijëra tifozë presin përfaqësuesen e Argjentinës, me gjithë humbjen në finale

“Ata dhanë gjithçka, asgjë për t’i fajësuar”, ishte titulli i ballinës.

“La Nacion” publikoi fotografi të ngjajshme, me titull: “Argjentina dha çdo gjë – lojtarët janë burim i krenarisë kombëtare”.