Argjentina po shqyrton ndryshimin e formacionit për gjysmëfinalen e Kupës së Botës kundër Anglisë.
Nëse ky ndryshim do të bëhet realitet nga përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, atëherë do të hiqet “truproja” e Lionel Messit, Rodrigo De Paul.
“Sistemi i modifikuar do ta detyronte Lionel Messin të luante pa ‘truprojën’ e tij, Rodrigo De Paul”, shkruan The Sun të martën.
De Paul ka luajtur shumë afër Messit në anën e djathtë të mesfushës në fitoret ndaj Egjiptit dhe Zvicrës.
Sipas ‘Ole’, përzgjedhësi Lionel Scaloni të hënën ka provuar një sistem të ri të lojës me pesë mbrojtës, tre mesfushorë dhe dy sulmues.
Edhe
Messi mezi e pret ndeshjen e parë ndaj Anglisë
Nëse Argjentina luan me pesë mbrojtës në Atlanta, De Paul pritet t’i hapë rrugën Nicolas Otamendit për të luajtur si mbrojtës qendror.
Argjentinës i kanë shërbyer mirë deri më tani sistemet 4:3:3 dhe 4:4:2.