Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Mishi i kontaminuar në Meksikë “prek” lojtarët e Tunizisë

tunizia

Kampanja shumë e dobët e Tunizisë në Kupë të Botës u godit edhe me gjetjen e substancave te tetë lojtarë, gjatë testit për doping. 

“Daily Mail” ka mësuar të premten se është gjetur një substancë e cila liron rrugët e frymëmarrjes, e që është e ndaluar nga Agjencia Anti-Doping. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, zyrtarët besojnë se prezenca e kësaj substance ka ardhur pas mishit të kontaminuar, të konsumuar nga futbollistët në Meksikë. 

Tunizia e mbylli Botërorin me humbje 5:1 nga Suedia, 4:0 nga Japonia dhe 3:1 nga Holanda. 

Histori të ngjashme kanë pasur në të kaluarën edhe sportistët meksikanë. 

Pesë lojtarë meksikanë kishin dalë pozitiv në testin për doping, pasi kishin ngrënë mish të kontaminuar gjatë “Kupës së Artë 2011”. Plot 109 futbollistë kishin pasur rezultate pozitive në teste edhe në Kupën e Botës U17, në vitin 2011. Edhe ai Botëror i të rinjve ishte organizuar në Meksikë. 

Anglia do të luajë me Meksikën në 1/8 e finales së Kupës së Botës. Për ta shmangur kontaktin me këtë substancë, “Tre Luanët” kanë angazhuar kuzhinier të veçantë.