Neymari do të mungojë edhe në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës për shkak të lëndimit në pulpë.
Federata e Futbollit e Brazilit ka njoftuar të enjten mbrëma se Neymari nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës në Philadelphia për ndeshjen ndaj Haitit që luhet në orën 02:30 të shtunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai do të qëndrojë në Neë Jersey për ta kompletuar fazën finale të procesit të rikuperimit”, thuhet në njoftim.
34-vjeçari ka stërvitur të martën duke bërë ushtrime fizike. Të mërkurën iu bashkua pjesës tjetër të grupit.
Brazili e nisi Botërorin me barazim 1:1 ndaj Marokut në Grupin C.
Kishte dyshime për gjendjen fizike të Neymarit, ndërsa përzgjedhësi Carlo Ancelotti u kritikua për ftesën e tij.