Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Pas lëndimit në Botëror, Saliba pritet të mungojë gjatë

William Saliba

Franca u mposht në gjysmëfinale të Kupës së Botës nga Spanja 2:0, ndërsa francezët e humbën edhe qendërmbrojtësin William Saliba. 

Saliba, shkruan L’Equipe të enjten, do të mungojë disa muaj për shkak të problemeve serioze në shpinë.

Ylli i Arsenalit e la fushën pas 30 minutave në gjysmëfinale, ndërsa mediumet ndërkombëtare kanë raportuar se ai do të operohet. 

Ai do të mungojë pesë muaj dhe nuk do të luajë as në ndeshjen për medaljen e bronztë ndaj Anglisë të shtunën nga ora 23:00. 

Saliba në fushë pritet të kthehet në vitin 2027.