Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Porro flet për sulmin e “frikshëm” të Francës

PORRO

Mbrojtësi i Spanjës, Pedro Porro, e ka vlerësuar sulmin e Francës si një nga më të fortët në Kupën e Botës, duke theksuar se Spanja duhet të jetë e përqendruar maksimalisht gjatë gjithë ndeshjes. 

Ai veçoi Kylian Mbappen si një nga lojtarët më të mirë në botë dhe një futbollist që bën diferencën, duke shtuar se objektivi i Spanjës është ta ndalë atë në përballjen gjysmëfinale të së martës.

“Ndoshta Franca ka një nga sulmet më të mira në këtë Kupë Bote. Duhet të jesh 200 për qind i përqendruar gjatë gjithë ndeshjes, sepse detajet e vogla bëjnë diferencën, sidomos kur përballesh me lojtarë të tillë. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Për mua, Kylian Mbappe është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai ka zhvilluar një Kupë Bote shumë të mirë dhe ne shpresojmë ta ndalim në ndeshjen e së martës”, ka thënë Porro, shkruan të hënën “Goal”. 

Mbrojtësi i Tottenham Hotspurit ka qenë startues në katër ndeshjet e Spanjës këtë Botëror. Në dy të tjera qëndroi në stol. 

Gjysmëfinalja mes Francës dhe Spanjës luhet të martën nga ora 21:00.