Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Presidenti i Kepit të Gjelbër: Mund ta mposhtim Argjentinën 1:0

Jose Maria Neves

Presidenti i Kepit të Gjelbër, Jose Maria Neves, beson se përfaqësuesja e futbollit mund ta mposhtë kampionen në fuqi të Botës, Argjentinën me rezultat 1:0, në ndeshjen e 1/16 të finales së Kupës së Botës.

Shteti afrikan u kualifikua në Kupën e Botës për herë të parë dhe u kualifikua në fazën nokaut duke befasuar të gjithë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kepi i Gjelbër u kualifikua pas tri barazimeve, kundër Spanjës, Uruguait dhe Arabisë Saudite.

“Mendoj se Kepi i Gjelbër mund ta mposhtë Argjentinën 1:0”, tha presidenti Neves për “BBC”. “Ne luajmë për të fituar. Kur pritjet janë të vogla dhe nëse ekipi ka dëshirën për të fituar, kjo është e mundur. Kemi 100 për qind mundësi për të fituar kundër Argjentinës”.

Ndeshja Argjentinë – Kepi i Gjelbër luhet të shtunën.