Kylian Mbappe tërhoqi vëmendjen me festimin e veçantë pas golit të parë në fitoren 3-1 të Francës ndaj Senegalit, në kuadër të Grupit I të Kupës së Botës.
Në minutën e 66-të, pas një asistimi të bukur nga Michael Olise, Mbappe realizoi me një goditje diagonale nga krahu i djathtë, duke mposhtur portierin Edouard Mendy për 1:0. Por në vend të festimit të tij të zakonshëm me krahët e kryqëzuar mbi gjoks, sulmuesi i Real Madridit bëri lëvizjen sikur po luante flaut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFestimi ngjalli menjëherë kureshtje te tifozët, por arsyeja doli të ishte mjaft interesante. Mbappe po mbajti premtimin që i kishte dhënë aktorit dhe prezantuesit britanik James Corden para fillimit të turneut.
Gjatë paraqitjes në emisionin sportiv “FIFA World Cup on FOX After Hours with James Corden”, Mbappe kishte treguar se kishte luajtur flaut nga mosha shtatë deri në nëntë vjeç. Në atë intervistë, Corden i dha një flaut dhe e ftoi të tregonte aftësitë e tij muzikore.
Pasi luajti disa nota, Corden i kërkoi me shaka që, nëse shënonte golin e tij të parë në Kupën e Botës, ta festonte duke “luajtur flautin”. Mbappe pranoi sfidën dhe premtoi se do ta bënte.
Mbappe shënoi edhe një supergol në fund të ndeshjes, për ta vulosur rezultatin 3:1. Ishte goli i 14-të për të në tre botërore – dy më pak se dy lojtarët që i prijnë listës Lionel Messi (16 gola) dhe Miroslav Klose (16), tashmë i pensionuar.
VIDEO:
This is the reason behind Mbappe’s flute celebration. pic.twitter.com/jSWLH1EJoy https://t.co/bd04vigky0