Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Pse Rodri i kërkoi falje Bernardo Silvas?

bernardo silva

Rodri i kërkoi falje ish-shokut të tij të skuadrës, Bernardo Silva, pas grindjes që e patën gjatë fitores 1:0 të Spanjës ndaj Portugalisë në një të tetën e finales në Kupën e Botës.

Kampionia në fuqi e Evropës, Spanja, fitoi me gol të minutave shtesë të realizuar nga Mikel Merino.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portugalia kiushte një shans në fund të ndeshjes, por ylli i ardhshëm i Real Madridit, Bernardo Silva, nuk mundi ta shfrytëzonte.

Mesfushori është larguar nga Manchester City pas plot nëntë vjetësh. Shtatë prej tyre i kaloi së bashku me fituesin e Topit të Artë, Rodrin.

Spanjolli Rodri dukej  se qëndronte mbi Silvan ndërsa festonte dështimin e tij. Dhe kjo nuk i pëlqeu reprezentuesit portugez.

Ai u ngrit dhe kur Rodri u përpoq ta përqafonte, ndodhi një shkëmbim i nxehtë që lojtarët e Spanjës duhej ta qetësonin.

30-vjeçari nxitoi të sugjeronte se krenaria kombëtare ia kishte turbulluar gjykimin për një sekondë.

“I kërkoi falje Bernardo Silvas që festova gabimin e tij në atë aksion të fundit. Është faji im”, tha 30-vjeçari Rodri pas ndeshjes.

Kjo dyshe i ka luajtur 248 ndeshje së bashku te City. Silva e Rodri ishin prej lojtarëve më të rëndësishëm në skuadrën e Pep Guardiolas për kohë të gjatë.