Turqia është eliminuar nga Botërori pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para të grupit. Meqenëse në Botëror kriteri i parë për ndarjen e skuadrave me pikë të barabarta janë ndeshjet direkte mes tyre, Turqia nuk ka më mundësi të përfundojë në një pozitë që e dërgon në fazën tjetër.
Eliminimi i saj u vulos pas humbjes 0:1 nga Paraguai. Ndeshja e luajtur në orët e hershme të së shtunës u vendos nga një supergol i minutës së dytë i Matias Galarzas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKombëtarja latine e luajti tërë pjesën e dytë me një lojtar më pak, por ia doli të merrte fitore. Madje, ndëshkimi me të kuq i Miguel Almironit në fund të pjesës së parë hyri në histori, duke u bërë lojtari i parë që përjashtohet nga loja me rregullin e ri të FIFA-s. Ai u ndëshkua pasi mbuloi gojën me duar teksa fliste me një lojtar turk.
Me dy humbje të regjistruara, Turqia u bë skuadra e dytë pas Haitit që eliminohet nga Botërori. Në ndeshjen e parë ishte mposhtur 2:0 nga Australia.
Ndeshjen e fundit në grup Turqia do ta luajë ndaj SHBA-së, që tashmë e ka siguruar kualifikimin nga vendi i parë me dy fitore.