Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Raphinha nuk largohet nga grumbullimi

Raphinha

Pavarësisht lëndimit, sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, nuk do të largohet nga grumbullimi i Përfaqësueses së Brazilit.

Raphinha u lëndua të shtunën në fitoren 3:0 të Brazilit ndaj Haitit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi i krahut ka lëndim në kofshë, ndërsa shpreson të jetë i gatshëm për fazën nokaut në rast se Brazili e arrin avancimin nga faza e grupeve.  

Stafi mjekësor i Brazilit do ta vlerësojë lëndimin e Raphinhas çdo ditë, bëjnë të ditur mediume të mëdha evropiane.

29-vjeçari do t’i mungojë Brazilit në ndeshjen e fundit të Grupit C ndaj Skocisë më 25 qershor.

Rikuperimi i Raphinhas nuk është ende i sigurt, por ai dëshiron të bëjë gjithçka për të qenë i gatshëm për fazën nokaut.

Brazili pas dy ndeshjeve i prin Grupit C me katër pikë. Katër pikë ka edhe Maroku në vendin e dytë.

Skocia renditet në pozitën e tretë me tri pikë. Haiti është në pozitën e fundit pa pikë.