Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Reali dhe PSG-ja kanë golashënuesit më të mirë të Botërorit

Mbappe

Kupa e Botës deri tani ka dhuruar shifra historike, përfshirë atë të shënimit të golave.

Deri tani janë shënuar 161 gola në 54 ndeshje, me mesatare prej 2.98 golave për ndeshje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lojtarët e Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit kanë shënuar më së shumti gola.

Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior kanë realizuar nga katër gola dhe të dy janë lojtarë të Real Madridit.

Edhe Erling Haaland i ka katër gola të realizuar. Kjo treshe e ka një gol më pak se Lionel Messi.

Shumë gola kanë realizuar edhe lojtarët e PSG-së.

Joao Neves, Nuno Mendes, Achraf Hakimi, Ousmane Dembele, Bradley Barcola dhe Ibrahima Mbaye, kanë realizuar të paktën nga një gol.

Real Madridi përfaqësohet me dhjetë lojtarë në Botëror, ndërsa PSG-ja me 15-të.

Më së shumti lojtarë në Kupë të Botës ka Manchester City, me 19 lojtarë në total.