Legjenda e Anglisë, Wayne Rooney, e ka kritikuar ashpër kërkesën e Lionel Messit për të përjashtuar Marc Cucurellan gjatë humbjes së Argjentinës nga Spanja në finalen e Kupës së Botës.
Pas përjashtimit të Enzo Fernandezit me karton të kuq, Messi u pa duke diskutuar me Cucurellan.
Messi më pas kërkoi përjashtimin e Cucurellas, i cili gjatë diskutimit mbuloi gojën me dorë.
Sipas rregullit, lojtarët që mbulojnë gojën derisa flasin me kundërshtarë gjatë përplasjeve në fushë, mund të përballen me ndëshkim me karton të kuq.
Ky rregull u prezantua nga FIFA në Botëror, për të shmangur fyerjet e mundshme në baza racore.
Rooney nuk ishte i kënaqur me sjelljen e Messit, duke e quajtur situatën “të trishtueshme”.
Edhe
Momenti diskutabil, a i tha Cucurella Messit se Cubarsi e lëndoi gojën?
“Është dëshpërim. Argjentina luan kështu, ne e dimë se kjo është ajo që bën. Por e vetmja gjë që dëshiron është sportiviteti dhe ishte e trishtueshme ta shihje Messin duke e bërë këtë. Nuk më pëlqeu fare kjo nga Messi”, ka thënë legjenda e Unitedit për ‘BBC Sport”.
Në Kupën e Botës 2026 dy lojtarë u përjashtuan me karton të kuq pasi mbuluan gojën me dorë.