Selektori i Argjentinës, Lionel Scaloni, e ka vlerësuar maksimalisht Zvicrën, duke theksuar se bëhet fjalë për një kundërshtar shumë të fortë, të organizuar dhe me lojtarë cilësorë. Sipas tij, ndeshja ndaj Zvicrës do të jetë e vështirë dhe ekipi i tij duhet të japë maksimumin për të arritur rezultatin e dëshiruar.
Argjentina nga ora 3 e mëngjesit të së dielës do të përballet me Zvicrën në çerekfinale. Përfaqësuesja që arrin fitore kualifikohet në gjysmëfinale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Zvicra është një ekip shumë i mirë. Konkurron me ekipet më të mira kombëtare dhe gjithmonë ia del mbanë. Mund të fitojë ose të humbasë, por gjithmonë konkurron. Ka traditë në Kupën e Botës, lojtarë me përvojë dhe fizikisht të fortë”, ka thënë Scaloni, shkruan të shtunën “Reuters”.
Argjentina u kualifikuar në çerekfinale duke e mposhtur Egjiptin me rezultatin 3:2.
Ndërsa Zvicra në një të tetën e finales e eliminoi Kolumbinë duke e mposhtur pas ekzekutimit të penalltive.