Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Selektori i Egjiptit thotë se Argjentina po favorizohet për ta fituar Botërorin

Selektori i Egjiptit thotë se Argjentina po favorizohet për ta fituar Botërorin

Selektori i Egjiptit, Hossam Hassan ka dhënë tjetër deklaratë të fortë për zhvillimet në ndeshjen ndaj Argjentinës. Egjipitianët vlerësojnë se janë dëmtuar shumë nga arbitri. 

Argjentina fitoi 3:2 dhe avancoi në çerekfinale. Ishin disa situata të dyshimta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jeta është e padrejtë. Bota është e padrejtë. Në rregull, por pres nuk ka drejtësi në sport? Nuk jam i bindur nga ky rezultat dhe nga mënyra se si u zhvilluan gjërat në këtë ndeshje”, ka thënë Hassan në konferencë për shtyp.

“Gjyqtari ishte i padrejtë. Zoti  më mjafton dhe ai i rregullon punët. Gjyqtari shërdoroi përpjekjet e një vendi të tërë. Kupa është drejtuar drejt Argjentinës. Nuk kemi parë respekt apo lojë të ndershme. Një penallti u anulua dhe një incident i dytë që duhejt të ishte kontrolluar për penallti për ne, nuk u shikua as nga VAR-i. Goli i dytë u anulua çuditërisht, për çfarëdo arsye. Duket se ka pasur presion nga pala argjentinase ndaj gjyqtarit që solli këtë “, ka theksuar selektori i Egjiptit.

Lexo përditësimet tjera
Argjentina

Argjentina në çerekfinale me përmbysje spektakolare

Argjentina 3:2 Egjipti - Golat dhe rastet