Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Shaqiri: Kalimi i grupit, objektivi minimal i Zvicrës

Xherdan Shaqiri

Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri, ka komentuar paraqitjen e Zvicrës në ndeshjen e parë të Kupës së Botës.

Zvicra e nisi me barazimi kampanjën e saj në Kupën e Botës 2026.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Barazoi 1:1 me Katarin.

Shaqiri thotë se kalimi i grupit “duhet të jetë objektivi minimal” i Zvicrës.

“Çdo gjë tjetër do të ishte me siguri një zhgënjim”, ka thënë Shaqiri.

Shaqiri u pensionua nga Zvicra pas “Euro 2024”. Zvicra për herë të parë që nga viti 2010 paraqitet pa Shaqirin në një turne të madh. Për Zvicrën, Shaqiri ka shënuar 32 gola.

“Ishte sigurisht e çuditshme për mua, sepse zakonisht jam gjithmonë aty. Nga ana tjetër, isha në gjendje të shikoja gjithçka në qetësi dhe paqe, në rehatinë e shtëpisë sime, dhe ta analizoja të gjithën. Ishte gjithashtu mirë që kisha më pak presion përnjëherë dhe munda ta shikoja ndeshjen në divan. Dhe sigurisht, ishte shumë mirë t’i mbështesja”, thotë Shaqiri.

Ai zbulon se kishte ftesë nga FIFA për të qenë pjesë e ceremonisë hapëse të Botërorit në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Por nuk mori pjesë.

“Kisha bërë të gjitha planet e mia”, thotë Shaqiri. “Do të kishte qenë vërtet interesante dhe fantastike të isha atje me të gjitha legjendat e FIFA-s dhe të shihja ceremoninë e hapjes. U thashë se mund të vija për finalen”.

Shaqiri thotë se Zvicra duhet të dalë në fushë dhe të luajë si grup i bashkuar. Sipas tij, vetëm atëherë kur Zvicra të luajë si grup, mund të ketë sukses.