Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Shumë “Spanjë” brenda Portugalisë

spanja-portugalia

Nga 26 lojtarët që e përfaqësojnë Portugalinë në Kupë të Botës, nëntë kanë luajtur në Spanjë. Për më shumë, një spanjoll, Roberto Martinez, është në krye të Përfaqësueses së Portugalisë.

Spanja dhe Portugalia janë fqinje, kurse do të ballafaqohen për të bërë vend në çerekfinale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bernardo Silva, që është te Portugalia, shpejtë do t’i bashkohet Real Madridit.

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, është shembulli tjetër. Madje, ai përballjet e mëparshme ndaj Spanjës i ka pasur shumë të suksesshme.

Në Botërorin 2018 kishte shënuar tre gola. Ndaj Spanjës kishte shënuar në finalen e Ligës së Kombeve në Munih.

Në këtë ndeshje do të ketë shumë ballafaqime të forta, si ai mes Nuno Mendesit e Lamine Yamalit.

Në të kaluarën, kjo dyshe është përballur në nivel klubesh, njëri me PSG-në, tjetri me Barcelonën. Yamali e ka përshkruar Nuno Mendesin si kundërshtarin më të fortë me të cilin është përballur.

Në Dallas të hënën do të takohen dy përfaqësuese që e njohin mirë njëra-tjetrën. Në 15 vjetët e fundit, Spanja e Portugalia janë takuar tetë herë. Gjashtë ndeshje janë mbyllur baras dhe secila përfaqësuese regjistroi nga një fitore.

Lojtarët portugezë që aktualisht luajnë në Spanjë janë Joao Cancelo te Barcelona, Renato Veiga te Villarreali, Samu Costa te Mallorca dhe Gonçalo Guedes te Real Sociedadi.

Ndërkohë, lojtarët portugezë që kanë luajtur në Spanjë janë Rui Silva te Betisi, Nelson Semedo, Trincao dhe Joao Felix te Barcelona. Felix ishte edhe tek Atletico Madridi. Ndërkohë, kapiteni Ronaldo karrierë të madhe ka bërë te Real Madridi.