Mesfushori Djibril Sow ka folur në konferencë për paraqitjen e tij të dytë në Kupën e Botës. Ndër të tjera ka komentuar edhe kritikat e kapitenit Granit Xhaka pas barazimit 1:1 me Australinë në miqësore.
Saw e ka mirëpritur kritikën e Xhakës, duke e cilësuar atë si një lojtar që dëshiron gjithnjë të dalë fitues nga fusha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E njohim Granitin. Ai është kokëfortë dhe gjithmonë dëshiron të fitojë. Por ne e dimë se çfarë duhet të rregullojmë. Është më mirë t’i adresojmë këto çështje para turneut sesa gjatë tij”, ka thënë Sow.
Zvicra të shtunën e luan kundër Katarit ndeshjen e parë të Botërorit.