Në kryeqendrën e Spanjës, Madrid, por edhe në qytete tjera, të hënën pati festë të madhe.
Spanja fitoi Botërorin për herë të dytë pas viti 2010.
Në finalen të cilën e dominoi plotësisht të dielën, Spanja mposhti Argjentinën me rezultat 1:0. Golin e vetëm e shënoi Ferran Torres në kohën shtesë.
Spanja festoi triumfin e saj në Kupën e Botës me qindra mijëra tifozë në Madrid. Futbollistët parakaluan nëpër rrugët e Madridit me autobusë të hapur.
Skuadra e Spanjës zbarkoi në kryeqytetin spanjoll në orët e para të së hënës, përpara se të takonin Mbretin Felipe VI dhe Mbretëreshën Letizia.
Pastaj ata u nisën nëpër rrugë me një autobus të hapur drejt Sheshit “Plaza de Cibeles”, ku tifozët ishin mbledhur që nga mëngjesi për të siguruar vend.
Pasoi një natë e gjatë feste në gjithë vendin, me mbështetësit që gëzoheshin për fitoren e Spanjës pas 16 vjetësh.