Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Spanja shkëlqen, kualifikohet në finale

spanja

Foto: Associated Press

Futbollistët e kampiones së Evropës, Spanjës, kanë shkëlqyer në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Spanja siguroi kalimin në finale të Botërorit pas fitores ndaj Francës të martën mbrëma në Dallas me rezultat 2:0.

Spanjollët fituan me golat e Mikel Oyarzabal nga penalltia në minutën e 22-të dhe Pedro Porros në minutën e 58-të. 

Spanja dominoi nga minuta e parë kundër francezëve të mbushur me yje.

Por yjet si Kylian Mbappe, Ousmane Dembele, Michael Olise dështuan përballë spanjollëve superiorë.

Edhe Kush ishte lojtari i ndeshjes Francë – Spanjë? Botërori 2026 2 o. më parë Kush ishte lojtari i ndeshjes Francë – Spanjë?

Oyarzabal shënoi nga penalltia në minutën e 22-të pas penalltisë së fituar nga Lamine Yamal, duke e çuar Spanjën në pushim me epërsi 1:0.

Penalltinë në Yamalin e shkaktoi Lucas Digne. Francezi në tentim për të larguar topin goditi Yamalin, ndërsa Oyarzabal ishte i saktë nga penalltia për golin e tij të pestë në këtë Kupë të Botës.

Spanja u paraqit për herë të parë në gysmëfinale që nga triumfi i saj në Kupën e Botës në vitin 2010.

Franca dështoi të paraqitet në finalen e tretë rresht, pasi fitoi titullin në vitin 2018.

Katër vjet më parë Franca humbi në penallti nga Argjentina në finale.

Kylian Mbappe e mbyll Botërorin me tetë gola.

Tetë gola i ka edhe Lionel Messi.

Edhe Oyarzabal i lumtur me fitoren dhe golin Botërori 2026 2 o. më parë Oyarzabal i lumtur me fitoren dhe golin

39-vjeçar mban rekordin prej 21 golash në Kupën e Botës, një më shumë se 27-vjeçari Mbappe.

Në finalen e së dielës, Spanja e pret fituesin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Anglisë dhe Argjentinës.

Lexo përditësimet tjera
Francë – Spanjë

Spanja shkëlqen, kualifikohet në finale