Përzgjedhësi Thomas Tuchel ka bërë tri ndryshime tek Anglia për ndeshjen ndaj Kongos, që i takon 1/16 së finales së Kupës së Botës dhe nis në orën 18:00, në “Atlanta Stadium”.
Në ndeshjen e kaluar, Anglia fitoi 2:0 ndaj Panamasë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër ndeshjen ndaj Kongos në formacion janë kthyer Djed Spence, Declan Rice dhe Noni Madueke.
Jarrell Quansah është i lënduar, ndërsa Morgan Rogers dhe Bukayo Saka, janë në bankën rezervë.
Formacioni i Anglisë:
Pickford, Spence, Konsa, Guehi, O’Reilly, Anderson, Madueke, Bellingham, Rashford, Kane
Ndërkohë, përzgjedhësi Sebastian Desabre e ka bërë një ndryshim në formacion te përfaqësuesja e Kongos, nga formacioni titulluar ndaj Uzbekistanit.
Ngal’ayel Mukau është titullar në vend të Cedric Bakambus.
Formacioni i Kongos:
Mpasi, Masuaku, Tuanzebe, Mbemba, Wan-Bissaka, Sadiki, Moutoussamy, Mukau, Cipenga, Wissa, Mbuku
