Pasi e mposhti Kosovën në finalen e plejofit, Turqia e siguroi kthimin në Kupën e Botës pas një kohe të gjatë.
Ndeshjen e parë të Grupit D, ku janë edhe SHBA-ja dhe Paraguai, Turqia e luan në gjashtë të mëngjesit të dielën ndaj Australisë në Vancouver të Kanadasë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTurqia në “Euro 2024” pati paraqitje shumë të mirë duke shkuar deri në çerekfinale. Turqia synon ta nis Botërorin me fitore për herë të parë. Në ndeshjet e para të fazës grupore në vitet 1954 dhe 2002, kishte pësuar humbje 4:1 nga Gjermania Perëndimore dhe 2:1 nga Brazili.
Përballë Turqisë do të jetë Australia, e cila është kualifikuar në Kupë të Botës për herën e gjashtë rresht. Por, australianët asnjëherë nuk kanë avancuar përtej 1/8 së finales. Katër vjet më parë, Australia i fitoi dy ndeshje për herë të parë. Turqia i kishte fituar në vitin 2004 dy miqësore ndaj Australisë.