Suedia e siguroi vendin në fazën nokaut për herën e tetë në histori pas barazimit 1:1 me Japoninë.
Por, shënuesi i golit për Suedinë, Anthony Elanga, u pa i befasuar pas ndeshjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoElanga e shënoi golin e dytë në turne. Suedisë i mjaftoi një pikë për të avancuar si njëra prej përfaqësueseve më të mira të pozitës së tretë.
“Unë bërtisja, ejani mund të bëjmë më shumë. Jam krenar që avancuam, nuk e dija këtë në fund”, deklaroi Elanga.
Pas ndeshjes për këtë kanë folur edhe sulmuesi Alexander Isak dhe përzgjedhësi Graham Potter.
Isak ka thënë se ai ishte i frustruar në fund të ndeshjes, ndërsa Potter theksoi se kjo është gjë pozitive.
“Kjo shpjegon disa gjëra. Nuk kemi mundur të ishim më të qartë se kaq. Zoti e ruajtë! E dua”, deklaroi Potter duke qeshur për këtë situatë.