Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, pati fjalë të mëdha për Erling Haalandin pas paraqitjes së norvegjezit ndaj Brazilit. Vinicius ka theksuar se norvegjezit nuk i duhen shumë raste për të shënuar.
Haaland shënoi dy gola në fitoren 2:1 të Norvegjisë ndaj Brazilit në 1/8 e finales.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFalë dy golave të sulmuesit të Manchester Cityt, Norvegjia e siguroi çerekfinalen e Kupës së Botës.
Vinicius ka thënë gjithashtu se Haaland ka respekt të madh për popullin brazilian.
“Erling Haaland është një lojtar i jashtëzakonshëm. Atij nuk i duhen shumë raste për të gjetur golin. I mjaftoi një mundësi dhe shënoi. Më pas mori sërish topin, krijoi vetë aksionin dhe realizoi edhe golin e dytë. Ai ka treguar gjithmonë respekt të madh për brazilianët dhe për mua personalisht”, ka thënë Vinicius Junior.
Haaland është prej sulmuesve më në formë aktualisht në Kupën e Botës që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
25-vjeçari deri më tani ka shtatë gola të shënuar.