Kapiteni i Egjiptit, Mohamed Salah, është kthyer në stërvitje ndërsa e vazhdon rikuperimin nga një lëndim i hamstringut. Gjasat janë rritur që Salah të jetë në fushë në ndeshjen e së premtes që Egjipti e luan ndaj Australisë.
Salah u zëvendësua në barazimin 1:1 të Egjiptit me Iranin në ndeshjen e fundit në grup. Kishte dyshime nëse ai do të aftësohej me kohë për ndeshjen e fazës nokaut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor fotografi të publikuara nga federata egjiptiane kanë shfaqur Salahun të buzëqeshur në fushën stërvitore.
“Mbreti është kthyer”, ka shkruar federata egjiptiane.